Kosova mund të jetë shteti më i ri evropian, por ofron me të vërtetë shumë kur bëhet fjalë për bukurinë natyrore dhe histori magjepsëse. Si një nga kompanitë e para pritëse të turistëve, Kosovo Holidays ju fton të zbuloni një vend magjepsës me pamje të fantastike natyrore, kisha të mesjetare me afreske të mrekullueshme, qytete tërheqëse me arkitekturë së epokës ottomane, tradita të lashta e mikpritje të madhe, si dhe një kuzhinë të shijshme.
Ne mund t'ju ndihmojmë ta zbuloni Kosovën më vete duke kaluar një fundjavë të gjatë relaksuese ose mund ta kombinoni lehtë me vendet fqinje, si Shqipërinë, Maqedoninë apo Malin e Zi si pjesë të një turneu më të gjatë në këtë pjesë më pak të njohur të Ballkanit. Kosovo Holidays DMC ofron zgjidhje profesionale të përshtatura për grupe dhe individë dhe mund të organizojë ture, evente dhe konferenca në Kosovë.
Prishtina është qendra kulturore, ekonomike, dhe administrative e Kosovës me një histori të gjatë në lokalitetin e saj. Në një turne të plotë ditor në Prishtinë, ju mund të zbuloni vendet arkeologjike, monumentet të mbrojtura nga UNESCO, vende shumë të vjetra osmane, rrugë të ngushta prej guri dhe ndërtesat tërheqëse e të gjata. Monumenti i ri i new born-it është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri.
Location: Kosovë
Duration: 1 ditë
Një tur në këmbë nëpër kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ku eksplorojmë atraksionet e saj kryesore në qendër dhe rrethinat e saj, duke përfshirë: Bulevardin Nënë Tereza, Monumentin i Skënderbeut (Heroit Kombëtar Shqiptar), Kullën e Sahatit, Ndërtesat Qeveritare të Kosovës dhe monumentin New Born, i cili është bërë simbol i këtij shteti të ri.
Location: Kosovë
Duration: gjysëm dite
Ky turne ka për qëllim të tregojë se çfarë e bën Kosovën një vend kompleks dhe shumë të veçantë që të jetë, duke u njohur me: historine e trazuar të lashtë dhe moderne, kulturën e pasur, natyrën mahnitëse, fetë e shumta monumentet dhe njerëzit miqësorë.
Location: Kosovë
Duration: 6 ditë
Turi i plotë i Kosovës është një turne i përqëndruar në monumentet më të mëdha që ky vend i vogël dhe i ri ofron. Ky është një turne i madh hyrës në historinë e Kosovës të kohëve të fundit dhe asaj të kaluar, si dhe njohës me monumentet dhe traditat e saj.
Location: Kosovë
Duration: 5 ditë
Ky është një turne, ku ju do të jeni të bazuar në Prishtinë, në kryeqytet ku jeta shoqërore dhe argëtuese e vendit ndodh. Megjithatë ju do të jeni në gjendje për të vizituar disa nga monumentet më të rëndësishme që Kosova ofron këtë tur ne e kemi organizuar për ju në formën e ekskursioneve.
Location: Kosovë
Duration: 3 ditë
Ky është një turne ku ju do të qëndroni në Prishtinë kryeqytetin e Kosovës, por do të jetë e mundur për të vizituar disa nga monumentet më të rëndësishme që Kosova ofron në dy ekskursione të gjera që ne kemi organizuar për ju.
Location: Kosovë
Duration: 4 ditë
Ky turne eksploron tri vendet fqinje të Ballkanit: Kosovën, Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me monumentet e tyre kryesorë. Një turne i shkëlqyer për të kuptuar ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre vendeve.
Location: Kosovë
Duration: 8 ditë
Ky është një turne, i cili ka për qëllim të shfaqë natyrën spektakolare të Kosovës një vend i mbyllur në tokën e vetë e pa dalje në det. Ajo që mungon në Kosovë është vetëm dalja në bregdet, por këtë e kompenson me një peisazh natyror të plotë të fushave të gjera, malet e dhëmbëzuar e të pjerrta, lumenjtë si kristal që derdhen, ujëvarat, pyjet e dendura, shpellat dhe liqenet. Një vend i vogël, por me plot diversitet, për të cilat është shumë i admirueshëm.
Location: Kosovë
Duration: 5 ditë
Ky është një turne i përqëndruar në monumentet më të mëdha të Kosovës duke përdorur qasjen më të lehtë me linjat ajrore e me kosto të ulët nga aeroporti i Shkupit kryeqyteti i Maqedonisë. Ky turne i Kosovës arrin t'ju japë vizitorëve një fotografi të plotë të asaj që ky vend i ri ka për të ofruar.
Location: Kosovë
Duration: 5 ditë
Nëpërmjet këtij turneu ju do të përjetoni ngjashmëritë dhe dallimet e Kosovës dhe Shqipërisë, dy vende me shumicë popullsi shqiptare, të cilët kanë jetuar me kufij të ndarë për më shumë se një shekull. Tani kufijtë janë më pak të dukshëm.
Location: Kosovë
Duration: 6 ditë
Eksploroni Kosovën dhe Maqedoninë - dy vendet me plotë histori dhe tradita. Ky turne përfshin vendet e UNESCO-s e të dy vendeve, ndërsa do mahniteni nga natyra spektakolare që këto vende ofrojnë.
Location: Kosovë
Duration: 7 ditë
Nëpërmjet këtij turi aventure do të njihni një pjesë të panjohur të Kosovës. Ky tur është i kombinuar me vizita nëpër bukuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës, vende të UNESCO-s, manastireve, kishat dhe xhamitë mesjetare, me ngjitje dhe ecje në Bjeshkët e Nëmuna të Kosovës.
Location: Kosovë
Duration: 5 ditë
Për një listë të tureve tona në Ballkan, kliko këtu