Tur aventure në Kosovë

Nëpërmjet këtij turi aventure do të njihni një pjesë të panjohur të Kosovës. Ky tur është i kombinuar me vizita nëpër bukuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës, vende të UNESCO-s, manastireve, kishat dhe xhamitë mesjetare, me ngjitje dhe ecje në Bjeshkët e Nëmuna të Kosovës.

Vendndodhja: Kosova
Zgjatja: 5 dite

Nga € 330
Prenoto
Aeroporti i Prishtines Kosove
Dita 1 –Aeroporti i Prishtinës – Prizren (1 orë rrugë me automjet)

Pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, do të transferohemi për në Prizren, i cilësuar si kryeqyteti i kulturës së Kosovës dhe do të jetë shtëpia jonë për dy netët në vazhdim. Nëse koha na e lejon, pasdite do të shijojmë një tur ecje në qytet duke vizituar disa nga monumentet kryesore siç janë, Kisha Ortodokse “Zoja së Parë”, e cila është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës që nga viti 2006. Vende të tjera që ia vlen të vizitohen janë: Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615 dhe Katedralja e “Zojës Ndihmëtare” (Prizren, Kisha Kryesore katolike që nga viti 1870. Natën do ta kalojmë në Prizren. Vështirësia e turit : E lehtë

Vizite ne Malet e Sharrit Kosove

 

Uhdetim ne Prizren Kosove
Dita 2 - Prizren – Malet e Sharrit – Prizren (1:30 orë udhëtim)

Malet e Sharrit shtrihen nga Kosova në verilindje të Maqedonisë dhe në verilindje të Shqipërisë. Një nga majat më të larta është Rugova e Madhe (2658m/8,720’), e vendosur në kufijë midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe është e rrethuar nga kreshta me thuajse të njëjtën lartësi. Udhëtimi ynë fillon në Prevallë, një qëndër e vogël skish me një lartësi prej 1540 metra. Këtu mund të provohen në një ditë të veme tre klima të ndryshme dhe shpeshherë është e mbuluar me borë nga Nëntori deri në Maj. Rruga e aventurës tonë na çon te burimi i lumit Lumebardhi, i cili rrjedh nëpër luginat malore të Prizrenit, dhe më pas kalon në Shqipëri para se të derdhet në detin Adriatik. Kjo zonë është e pasur me 25 liqene në një lartësi prej 1900m nga niveli i detit, me rreth 2000 specie bimore, nga të cilat 30-40 janë të rrezikuara. Pas ecjes, ne do të kalojmë përmes kanioneve, rreth kodrave, në majë të maleve dhe përmes pyjeve në një ditë të mbushur me peisazhe me ngjyra që ndryshojnë. Do të kthehemi në Prizren, ku aty do të ndjekim një seminar filigrani. Filigrani është një lloj bizhuterie delikate metali e punuar me dorë. Zakonisht është e bërë prej ari dhe argjendi me rruaza të vogla, me fije të përdredhur ose e kombinuar, të ngjitura me njëra-tjetrën ose në sipërfaqen e një objekti të të njëjtit metal, të dekoruar me motive artistike. Ky lloj arti me shumë gjasa është shfaqur gjatë pushtimit Otoman, por është perfeksionuar nga zanatçinjtë e Prizrenit të asaj kohe. E mbyllim ditën me vizitën në Kalanë e Prizrenit, me Kishën e Zonjës së Bekuar dhe me Kishën e Shën Gjergjit. Natën do t’a kalojmë në Prizren. Vështiresia: Mesatare

Ujvarat e Mirushes Kosove
Day 3 - Prizren – Ujëvarat e Mirushës – Istog – Ura e Rugovës (2:30 orë udhëtim me automjet )

Rruga na çon në ujëvarat e Mirushës, një zinxhir me efekt dominoje i Ujëvarës që gjendet përgjatë lumit Mirusha, në jug të malit Gremnik, me lartësi 572 metra. Ujëvara e Mirushës e ngritur në një kanion 10 km të gjatë, duke krijuar 13 liqene lumore me 12 ujëvara mes tyre. Kjo zonë, është e përmendur shpesh si “Plitvica” e Kosovës, sipas Parkut Kombëtar të njohur në Kroaci. Pas ecjes, do të vazhdojmë me liqenin e Istogut, një tjetër atraksion i Kosovës, i lidhur me një lumë. Do të futemi në një kompleks restauranti shumë të veçantë, i vendosur në hyrje të një gryke piktoreske të gdhendur nga ujërat e feskëta e të kristalta të lumit të Istogut. Eshtë vendi i duhur për të provuar troftën e freskët e të shijshme nga pellgjet e pastra. Pas drekës, do të vazhdojmë në luginën e Rugovës dhe në fshatin Bogë për të kaluar natën. Vështirësia e aktivitetit: E thjeshtë.

tur

 

Udhetim ne Kosove

 

tur ne Boge Kosove
Dita 4 - Lugina e Rugovës – Ngjitje me “Ferrata”– Patriarkana e Pejës (UNESCO) – Manastiri i Deçanit (UNESCO) – Rahovec, Punishtja e verës “Bodrumi Vjeter” dhe Prishtina (3 orë udhëtim me automjet)

Këtë ditë do të eksplorojmë Kosovën “me Ferrata”, e para në llojin e saj në Ballkan. Një shkëmb vertikal prej 100 metrash është perfekt për të përjetuar emocionet e ngjitjes në shkëmbinj në një mjedis të kontrolluar. Ecja dhe ngjitja nëpërmjet kabujve dhe telave të ofron pamje spektakolare nga lart të qytetit të Pejës dhe grykës së Rugovës. Shtegu vazhdon nëpër shpella të lashta, të cilat tani shërbejnë si strehë për kafshët e egra. Pasi të mbarojmë ecjen në një prej grykave të fshatit të Rugovës do të shijojmë një drekë tradicionale. Më pas do të eksplorojmë Patriarkanën e Pejës, vendin shpirtëror dhe mauzoleun e kryepeshkopëve dhe patriarkëve serb. E ndërtuar në shek XIII, një kompleks me kisha të vogla, të stolisura me afreske, ajo është një nga “Monumentet Mesjetare në Kosovë”, të futur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Më pas, do të vizitojmë kompleksin e Manastirit të Deçanit, kisha më e madhe mesjetare në Ballkan, që përmban afresket më të gjera dhe të ruajtura bukur, duke merituar kështu vendin në UNESCO. Manastiri është ndërtuar nga mbreti Serb, Stefan Urosh, i cili është varrosur në kishëz dhe është përfunduar nga biri i tij Stefan Dushan në 1335. Do të vazhdojmë udhëtimin përmes rajonit të prodhimit të Verës të Kosovës, në Rahovec, para se të ndalojmë në Prishtinë për të kaluar natën. Shënim: Ngjitja me Ferrata bëhet me pajisje profesionale, me udhëzues të trajnuar dhe me konstruktim të avancuar nga profesionistë Italianë me eksperiencë të gjerë në Dolomitet Italiane. Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë në ngjitjen e shkëmbinjve. Në sipërfaqen e shkëmbinjëve janë vendosur pjesë metalike për të vendosur këmbët për t’a bërë ngjitje të thjeshtë për këdo. Vështirësia e aktivitetit: Mesatare

Sheshi Skenderbej Kosove

 

Dita 5- Prishtinë – Aeroporti i Prishtinës - (30 minuta udhëtim)

Pas mëngjesit, do të bëjmë një tur ecje në vendet kryesore të qytetit, duke përfshirë xhamitë e periudhës otomane të Prishtinës, si: Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, që daton para viteve 1461 gjatë sundimit të Sulltan Mehmetit të II. Pranë saj ndodhet ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë, e përfunduar në 1389, Kulla e Sahatit dhe statuja e Skënderbeut (Heroi Kombëtar Shqiptar). Monumenti i ri i Kosovës është i dallueshëm me 7 shkronjat prej hekuri të pikturuara që formojnë fjalët ‘N.E.W.B.O.R.N, të cilat përkujtojnë shpalljen e pavarësisë nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Nëse akoma kemi kohë para se të vijë ora e fluturimit, do të vizitojmë Shpellën e Mermertë të Gadimës. Transferimi për në Aeroportin e Prishtinës do të jetë i përfshirë. Programi ynë përfundon në Aeroportin e Prishtinës sipas orarit tuaj të flurimit.

Çmimet

330 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 12 pjesëmarrës
355 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 10 pjesëmarrës
400 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 8 pjesëmarrës
445 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 6 pjesëmarrës
465 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 4 pjesëmarrës
690 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum për 2 pjesëmarrës
Shtese vetem = 70 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim vetëm)

Të përfshira:

  • Transporti nga aeroporti me automjet me ajër të kondicionuar.
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Guide / shofer per gjithe turin (për min 6 persona shoferi dhe guida janë njerëz të ndryshem, per me shume se 8 persona do kete nje lider grupi)
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Mëngjesi
  • Një shishe uji për person në ditë
  • Aktivitetet, pajisjet dhe guidat për aktivitetet lokale sipas programit (ecje, eksplorim shpellash, ngjitje shkëmbinjsh)
  • Tarifat e hyrjes në vendet kulturore në Prizren & Prishtinë/parqet kombëtare etj.
  • 24/7 asistencë nga Kosovo Holidays DMC
  • Taksat
Të papërfshira
  • Biletat e flutrimit
  • Vaktet përveç mëngjesit
  • Bakshishi për Udhëzuesin(ciceronin)
  • Çdo gjë që nuk është përmendur te seksioni që “Përfshihen"
Datat e sugjeruara te tureve:
  • 15.04 deri 31.10.

Shenim: Datat e mesiperme jane per orientim, per t'ju ndihmuar qe te rezervoni ne periudhen me te pershtatshme ne Kosove. Sidoqofte, ne mund te organizojme ture te posacme ne datat e kerkuara nga klientet.

Lexoni pershtypjet ose shkruani pershtypjen tuaj Review

For all the highly visible strife of the 1990s, Kosovo turns out to be a safe, diverse, wildly beautiful and inexpensive English-speaking destination with good roads, hotels and restaurants. National parks make up 11 percent of the land area with scenic, accessible mountain terrain. There are traditional mountain villages and UNESCO cultural icons, including 13th century monasteries. Rarely visited even by Western Europeans who flock to nearby Croatia, it’s also still charmingly unpretentious and welcoming. And, as I said, they love Americans like no other place I’ve ever been. The landmark 16th century Old Stone Bridge arches elegantly over the Bistrica River. I visit the 1615 Sinan Pasha Mosque and Kosovo’s grand UNESCO-protected 14th century Our Lady of Ljeviš Orthodox Church. In the well-preserved Ottoman quarter, Turkish is spoken by one of the country’s many minorities that also include Bosniaks, Serbs, Roma and Ashkalia. Walking up a steep pathway to the castle encircling a hilltop overlooking Prizren, there are great views of the city, with its more than 20 mosque spires pointing heavenward. Spinning around, I watch pink sunset rays lighting up the snow-capped peaks of the Sharr mountain range. In the morning, hiking guide Edis Krusha drives us up a canyon road, zigzagging through forest and past hilltop castle ruins toward those mountains. After 90 minutes, we arrive at Prevalla, in winter a small ski center at 5,000 feet, and lace up our boots as a young shepherd urges a herd of sheep past us toward summer pastures.
Margo Pleiff / San Francisco Chronicle

Tour Itinerary in Google Map


View Kosovo adventure tour-by Kosovo Holidays DMC in a larger map