Turne një ditor në Prishtinë

Prishtina është qendra kulturore, ekonomike, dhe administrative e Kosovës me një histori të gjatë në lokalitetin e saj. Në një turne të plotë ditor në Prishtinë, ju mund të zbuloni vendet arkeologjike, monumentet të mbrojtura nga UNESCO, vende shumë të vjetra osmane, rrugë të ngushta prej guri dhe ndërtesat tërheqëse e të gjata. Monumenti i ri i new born-it është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri.

Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 1 ditë

Nga € 35
Prenoto
Prishtina Kosovo

 

Muzeu ne Prishtine Kosove

 

Xhamia ne Prishtine, Kosovo

Vizitoni Prishtinën
Pas mengjesit, marrim një makinë për të dalë jashtë Prishtinës, ku do të vizitojmë, Monumentin Beteja e Kosovës, dedikuar luftës së 1389 mes një force të Aleancës Ballkanike të udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Beteja ishte e ashpër dhe të dy udhëheqësit e ushtrive u vranë në betejë. Pastaj do të vazhdojmë më tej për të vizituar tyrben si dhe Varrin e Sulltan Muratit. Në Graçanicë pak kilometra nga Prishtina, do të vizitojmë një Kishë të mahnitshme ortodokse e themeluar nga mbreti serb Stefan Milutin në 1321, një triumf i arkitekturës bizantine dhe një pjesë e monumenteve mesjetare në Kosovë të mbrojtura nga UNESCO. Aty affër janë mbetjet e lashta të Ulpianës një qytet romak në provincën e Dardanisë, shtëpi e krye fisit ilir të Dardanisë, i njohur gjithashtu si Justiniana Secunda këtu janë zbuluar, dëshmi për të kaluarën e lashtë të Kosovës.

Pas këtyre vizitave do të kthehemi në Prishtinë ku do të ecin nëpër kryeqytet duke eksploruar atraksionet e saj kryesore, që përfshijnë: Sheshi Nënë Tereza, Bibloteka kombetare, monumenti i Skënderbeut (heroit kombëtar shqiptar), Kulla e Sahatit, ndërtesat e Qeverisë së Kosovës dhe New Born, monument i cili është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri. Me interes të veçantë janë xhamitë të ndertuara në kohën osmane në Prishtinë ndoshta më të bukurat, duke filluar nga Xhamia Fatih që daton në 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj, tavani i madh, kubetë, e kurorëzojnë brendësinë e saj të pikturuar në mënyrë të shkëlqyer me stil Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në 1389. Dhe në fund të turneut tonë ne do të vizitojmë Muzeun Etnografik që ndodhet në një shtëpi tipike me arkitekturë otomane, e pajisur bukur me objekte origjinale që dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë.

 
Çmimet
1) 35 Euro p / person për minimum 6 pjesëmarrës
2) 45 Euro p/person për minimum 4 pjesëmarrës
3) 60 Euro p/person për minimum 2 pjesëmarrës
Të përfshira:
  • Transfertat sipas programit me A / C automjete
  • Udhëzues(ciceron) / shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë)
  • Tatimet
Të përjashtuara:
  • Dreka dhe darka
  • Bakshishi për Udhëzuesin(ciceronin)
  • Tarifat Hyrëse
  • Çdo gjë që nuk është përmendur në "Të përfshira"

Muajt më të mirë:

Muajt më të mirë: Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Read reviews for this tour or write your own tour Review

Tour Itinerary in Google Map


View Pristina full day -tour in a larger map