Ky është një tur, ku ju do të jeni të bazuar në Prishtinë, në kryeqytet, aty ku zhvillohet jeta shoqërore dhe argëtuese e vendit. Megjithatë ju do të mundni të vizitoni gjithashtu disa nga monumentet më të rëndësishme që Kosova ofron. Këtë tur e kemi ndërtuar për ju në formën e ekskursioneve.
Vendndodhja: Kosove
Zgjatja: 3 ditë
Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe ju transferojmë në qytet ku do nisim një tur në këmbë në vendet kryesore, duke përfshirë: Xhamitë e periudhës osmane në Prishtinë, ndoshta më të bukurat, duke filluar me Xhaminë Fatih që daton që nga viti 1461 gjatë sundimit të artë të Sulltan Mehmeti II. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në vitin 1389, Kulla e Sahatit, Monumenti i Skenderbeut (Hero Kombëtar Shqiptar) dhe ndërtesat e Qeverisë së Kosovës, pastaj monumentin e mrekullueshëm që është ndërtuar me shtatë shkronjat e pikturuara me çelik fjala 'NEWBORN' e projektuar për shpalljen e pavarësisë nga Serbia në shkurt të 2008-së. Gjatë natës, në Prishtinë.
Heret pas mëngjesit, ne do të udhetojmë drejt manastirit të bukur Ortodoks të Graçanicës, që ndodhet disa kilometra në juglindje të Prishtinës, i themeluar nga mbreti serb Stefan Milutin në vitin 1321. Ky manastir ishte shpallur monument kulturë me rëndësi të veçantë në vitin 1990, dhe më 13 korrik 2006 u vu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s nën emrin e Monumenteve mesjetare në Kosovë. Vetëm disa kilometra në jug të Manastirit, do të ndalemi për të vizituar vendin arkeologjik të Ulpianës. Dikur ky vend ishte kryeqyteti i Dardanisë, një mbretëri ilire para-kohes romake. Megjithatë ajo lulëzoi nën sundimin e Perandorisë Romake dhe është përmendur si një qytet i lavdishëm "Urb Splendisima". Vazhdojmë përmes Maleve spektakolare të Sharrit për të arritur në Prizren si qyteti i dytë më i madh në Kosovë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Do vizitojmë qytetin e vjetër të Prizrenit, duke përfshirë: Xhaminë e Sinan Pashës e ndërtuar në shekullin e 17, Katedralja e “Zojës Ndihmëtare” një katedrale katolike në Prizren. Pas kësaj, vazhdojmë për të vizituar Kishën Ortodokse të shekullin të 14, "Zojës Levis" e zbukuruar me afreske të bukura, pjesë e listës së monumenteve mesjetare të Kosovës e mbrojtura nga UNESCO. Në rrugën e kthimit për në Prishtinë ndalemi në Shpellën e Gadimes, e njohur edhe si Shpella e Mermertë. Pas vizitës në këtë shpelle të bukur, kthehemi në Prishtinë. Gjatë natës qëndrojmë në Prishtinë.
Pas mëngjesit, brenda nje kohe te shkurter, ne do të vizitojmë monumentin e Betejës së Kosovës e dedikuar për luftën e vitit 1389 në mes të një force të Aleancës Ballkanike të udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Të dy liderët u vranë në një betejë legjendare. Pak kilometra nga ky monoment është tyrbeja dhe varri simbolik i Sulltan Muratit, i ndërtuar nga djali i tij Bajzitit I, duke u bërë monumenti më i vjetër osmane në Kosovë. Prej ketej ju shoqerojme për në aeroport për t'u kthyer në vendin tuaj.
199 Euro për person për minimumi 6 pjesëmarrës
230 Euro për person për minimum 4 pjesëmarrës
299 Euro për person për minimumi 2 pjesëmarrës
Shtesë single = 30 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim vetëm)
Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor