Tur i plotë në Kosovë

Turi i plotë i Kosovës, është një tur i përqëndruar në monumentet më të mëdha që ky vend i vogël dhe i ri ofron. Ky është një tur i madh njohës për historinë e Kosovës të kohëve të fundit dhe të kaluarës së saj, si dhe një njohje me monumentet dhe traditat e saj.

Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 5 dite

Nga € 335
Prenoto
Prizren Kosove
Dita 1: Aeroporti i Prishtinës – Prizren

Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe do ju transferojmë në Prizren, në një nga qytetet më të bukura të Kosovës, ku dhe do qëndrojmë gjatë natës.

tur ne Gjakove Kosove

 

Prizren Kosove
Dita 2 : Prizren – Gjakovë

Prizreni, si qyteti i dytë më i madhi në vend, është një qytet i bukur i vendosur në shpatet e Maleve të Sharrit në Kosovën jugore, pranë kufirit me Shqipërinë. Ky është një qytet historik, i njohur për artin dhe veprat artizanale, e cila bëhet e qartë sapo të keni hyrë në qendër. Rrugët e gurta, guret e kalldrëmit janë shtruar bukur siç janë edhe dyqanet, baret dhe restorantet të ndërtuara në një arkitekturë tipike osmane. Prizreni ofron disa monumente të mëdha fetare që përfaqësojnë besime të ndryshme, në shekullin e 14, ku Kisha Ortodokse e "Zojës së Parë" është ndoshta më e rëndësishmja, e cila është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës që nga viti 2006. Monumente të tjera dhe vende që ne do t'i vizitojmë janë: Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615, Katedralja e "Zojës Ndihmëtare" (Prizren Kisha kryesore katolikeqë nga 1870), Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, Urën e Gurit dhe Çarshinë e vjetër. Më pas vjen Gjakova, e cila ka një Pazar të Madh që mendohet të jetë më i vjetri në Kosovë, i njohur gjithashtu si Ҫarshia e vjetër e Gjakovës, si dhe plot shtëpi të vjetra dhe dyqane, një shtëpi te stilit turk që është shfrytëzuar si Hamam (Banjo Turke), Xhaminë e Hadumit e shekullit të 16 etj. Gjatë natës, në Gjakovë në Çarshinë e vjetër.

Patriarkana e Pejes Kosove

 

tur ne Gracanica Kosove
Dita 3 : Gjakovë – Deçan – Pejë – Graçanicë – Ulpianë – Pristinë

Kjo është një ditë, e cila i kushtohet monumenteve fetare dhe të artit në Kosovë. Kompleksi i Manastirit të Deçanit është konsideruar si kisha më e madhe mesjetare në Ballkan, me përmbamjen më të gjerë dekorative, me afresko të ruajtura bukur deri tani. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të Monumenteve mesjetare të Kosovës nën mbrojtjen e UNESCO-s për rëndësinë e tyre në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore. Manastiri u ndërtua nga mbreti serb Stefan Urosh, i cili u varros në kishë dhe atë e përfundoi djali i tij Stefan Dushani në 1335. Kisha katolike ka ngjashmëri të mrekullueshme me një kishë katolike të bërë nga arkitekti i saj françeskan murg, Fra Vita, nga qyteti malazez i Kotorrit, e ndikuar shumë prej stilit arkitektonik Venecian. Vazhdojmë me vizitën në Patriarkanen e Pejës, e ndërtuar në shekullin e XIII. Ajo është e përbërë nga tri kisha të vogla me afreske të bukura. Kompleksi i kishave për vlerat e saj arkitekturore dhe kulturore është pjesë e UNESCO-s. Në Graçanicë disa kilometra nga Prishtina, do vizitojmë kishën ortodokse të mrekullueshme të shekullit të 14, e themeluar nga mbreti serb Stefan Milutin në vitin 1321, një triumf i arkitekturës bizantine dhe një pjesë e monumenteve mesjetare në Kosovë të mbrojtura nga UNESCO. Në fund do të vizitojmë mbetjet e lashta të Ulpianës, një qytet romak në provincën e Dardanisë, e populluar nga fisi ilir i Dardanise. Pas një tërmeti, ajo u rindërtua nga perandori Justinian, prandaj eshte e njohur edhe si Justiniana Secunda. Gjatë natës qëndrojmë në Prishtinë..

vizite Ulpiana Kosovo

 

tur ne Prishtine Kosove
Dita 4 : Prishtinë

Sot do të ecim nëpër kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, duke eksploruar atraksionet e saj kryesore në qendër dhe rrethinë, që përfshijnë: Sheshin Nënë Tereza, Monumentin e Skenderbeut (Hero Kombëtar Shqiptar), Kullen e Sahatit, ndërtesat e Qeverisë së Kosovës dhe "New Born", monument i cili është bërë simbol i këtij shteti të ri. Me interes të veçantë janë xhamitë e ndertuara në periudhën osmane në Prishtinë dhe ndoshta më të bukurat e asaj kohe, duke filluar me Xhaminë Fatih që daton që nga viti 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj, tavani i madh, kubetë, e kurorëzojnë brendësinë e saj të pikturuara në mënyrë të shkëlqyer me stil Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në 1389. Afër është gjithashtu Muzeu Etnografik që ndodhet në një shtëpi tipike me arkitekturë otomane, e pajisur bukur me objekte origjinale që dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë. Pas drekës, pak kilometra jashtë Prishtinës vizitojmë Monunemtin Beteja e Kosovës, e dedikuar luftës së vitit 1389 mes të një force të Aleancës Ballkanike të udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Beteja ishte e ashpër dhe të dy udhëheqësit e ushtrive u vranë. Ne do të vazhdojmë edhe më tej për të vizituar Tyrben si dhe Varrin e Sulltan Muratit. Kthehemi në Prishtinë për të qëndruar edhe një natë.

 
Dita 5 : Prishtinë -Aeroport

Kohë të lirë deri në nisje për në aeroport.

Prices

335 Euro për person për minimumi 6 pjesëmarrës
395 Euro për person për minimumi 4 pjesëmarrës
550 Euro për person për minimumi 2 pjesëmarrës
Shtese per dhome vetem = 65 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo dopje për përdorim vetëm.)

Të përfshira:
  • Transferet sipas programit me A / C automjete
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Guide / shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë)
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Mengjesi
  • Taksat
Të perjashtuara:
  • Biletat e fluturimit
  • Drekat dhe darkat
  • Tarifat për Hyrje rreth 12-15 euro
  • Bakshishi për Guiden
  • Çdo gjë çë nuk është përmendur në "Të përfshira"
Muajt më të mirë:

Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Lexoni përshtypjet për këtë tur ose shkruani per turin tuaj ne Review

Tour Itinerary in Google Map


View Essential Kosovo tour-by Kosovo Holidays DMC in a larger map