Turne klasik i Kosovës

Mirë se vini në Kosovë, shteti më i ri i pavarur në Evropë, kapitulli i fundit në shpërbërjen e shtetit jugosllav. Kosova ju ofron vizitorëve të saj mundësinë që të ndjehen pjesë e zhvillimit të saj në një mjedis që ndryshon shpejt. Ky turne ka për qëllim të tregojë se çfarë e bën Kosovën një vend kompleks dhe shumë të veçantë që të jetë, duke u njohur me: historine e trazuar e lashtë dhe moderne, kulturën e pasur, natyrën mahnitëse, fetë e shumta, monumentet dhe njerëzit miqësore.

Vendndodhja: Kosove
Zgjatja: 6 dite

Nga € 395
Prenoto
Aeroporti i Prishtines Kosove
Dita 1: Aeroporti i Prishtinës – Prizren

Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe ju transferojmë në Prizren, në një nga qytetet më të bukura në Kosovë, ku do të qëndrojmë për 2 netë. Natën e kalojmë në Prizren.

tur ne Prizren Kosove

 

Lidhja e Prizrenit
Dita 2: Prizren

Prizreni- qyteti i dytë më i madh në vend, - është një qytet i bukur që ndodhet në jug të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë. Është një qytet historik, i njohur për artin dhe veprat artizanale, diçka që bëhet e qartë sa po të keni hyrë në qendër të qytetit. Rrugët e gurta, gurët e kalldrëmit, janë shtruar bukur, ashtu siç janë edhe dyqanet, baret dhe restorantet të ndërtuara me një arkitekturë tipike osmane. Prizreni ofron disa monumente të mëdha fetare që përfaqësojnë besime të ndryshme, në shekullin e 14, mes të cilave, Kisha Ortodokse e "Zojës së Parë", ndoshta është më e rëndësishmja, që është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës. Monumente të tjera që do t'i vizitojmë janë: Ura e Gurit, Pazari, Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615, Kalaja e Prizrenit dhe në afërsi është Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë, Kisha e Shën Gjergjit, Katedralja e "Zojës Ndihmëtare" (Prizren- Kisha kryesore katolike që nga 1870). Vazhdojmë duke vizituar muzeun kushtuar Lidhjes së Prizrenit, një organizatë politike shqiptare e themeluar më 5 janar 1877, që mori formë zyrtare më 18 qershor 1878. Qëllimi kryesor i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e të drejtave të kombit shqiptar gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Ky ishte një hap vendimtar në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, duke hapur rrugën për pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Gjatë natës qëndrojmë në Prizren.

tur ne Ujvarat e Mirushes Kosove

 

tur ne Decan Kosove
Dita 3: Prizren - Rahovec - Ujvara e Mirushës - Deçan – Gjakovë

Pas mëngjesit, përpara se t'ju prezantojmë një ditë të mrekullueshme me zbulimin e disa nga monumenteve më të rëndësishme të Kosovës, do të fillojmë me një vizitë në "Bodrumin e Vjetër" ku do njihemi me verën më të vjetër të Kosovës, si dhe për të shijuar disa nga verërat e saj më të mira. Më pas do të vazhdojmë me ujëvarën e bukur të Mirushës, me një peizazh të mrekullueshëm natyror të Kosovës. Qëndrimi tjetër në radhë është kompleksi i Manastirit të Deçanit i cili konsiderohet si kisha më e madhe mesjetare në Ballkan që përmban afreskot dhe dekorimet shumë të bukura e të ruajtura deri tani, e vlerësuar për t'u bërë pjesë e UNESCO-s. Manastiri u ndërtua nga mbreti serb Stefan Urosh. Ai u varros në kishë, dhe më pas atë e përfundoi djali i tij Stefan Dushani në 1335. Kisha katolike ka ngjashmëri të mrekullueshme me një kishë katolike të bërë nga arkitekti i saj françeskan murg, Fra Vita, nga qyteti malazez i Kotorrit e ndikuar shumë nga stili arkitektonik Venecian. Pas kësaj vizite do të vazhdojmë për në Gjakovë e cila, ka një Pazar të Madh, që mendohet të jetë më i vjetri në Kosovë, i njohur gjithashtu si Ҫarshia e Gjakovës, me plotë shtëpi e dyqane të vjetra, një shtëpi e stilit turk që është shfrytëzuar si Hamam (Banjo Turke,) si dhe Xhamia e Hadumit e shekullin të 16. Natën e kalojmë në Gjakovë në Çarshinë e vjetër.

Visite ne Gjakove Kosove

 

tur ne Vushtrri Kosove
Dita 4: Gjakovë - Pejë - Prekaz - Vushtrri - Mitrovicë – Prishtinë

Pas mëngjes, do të vazhdojmë për të vizituar një kompleks shumë të rëndësishëm fetar. Ajo është Patriarkana e Pejës, e ndërtuar në shekullin e XIII. Patriarkana është e përbërë prej tri kishave të vogla me afreske të bukura. Për vlerat e saj arkitekturore dhe kulturore që përfaqëson, është pjesë e Monumenteve mesjetare të Kosovës e të mbrojtura nga UNESCO. Pasi ta vizitoini kompleksin, do vazhdojmë për në Vushtrri për të vizituar kështjellën e vjetër në mes të qytetit dhe Urën e vjetër të Gurit. Kosova ka qenë për shekuj një vend i kontrasteve, diçka e cila është reflektuar në një histori të trazuar e të lashtë dhe të kohërave të fundit. Një dëshmi për këtë është kompleksi memorial i familjes Jashari, në Prekaz, në nder të kësaj familje e cila në konfliktin e fundit të vitit 1999, duke rezistuar deri në vetësakrificën e të gjithë anëtarëve të familjes për të treguar se shqiptaret etnikë, janë një popullatë shumicë në Kosovë dhe kërkojnë mundësinë e vetëvendosjes. Më tej, në veri të Mitrovicës, kemi për të vizituar "Urën e ndarjes". Me plotë të drejtë e quajmë kështu, sepse është ura e cila i ndan popullsinë shqiptare nga ajo serbe, një dëshmi për paqen ende të brishtë. Vazhdojmë drejt kryeqytetit Prishtinë, ku gjatë rrugës, do vizitojmë Tyrben dhe Varrin simbolik të Sulltan Murati I, dhe më pas monumentin e Betejës së Kosovës, i dedikuar për betejën e vitit 1389 në mes të një Force e quajtur Aleanca e Ballkanit, e udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati I. Mbërrijmë në Prishtinë ku pas pasi të zëmë dhomat në Hotel, do të nisim një shëtitje të shpejtë orientimi nëpër zonën kryesore të këmbësorëve, Sheshin "Nënë Tereza", Bibliotekën Kombëtare dhe "New Born", monumenti i cili simbolizon lindjen e këtij shteti të ri. Gjatë natës në Prishtinë.

udhetim ne Gadima Kosove

 

udhetim Novoberd Kosove
Dita 5: Prishtinë - Graçanicë - Ulpiana - Novobërda - Letnica - Gadima – Prishtinë

Sot do të eksplorojmë pjesën lindore të Kosovës. Do të fillojmë me një shëtitje në Muzeun Etnografik që gjendet në një shtëpi tipike me një arkitekturë osmane me objektet e bukura, të cilat dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë. Më pas do vazhdojme për në Graçanicë për të vizituar Manastirin e Graçanicës të shekullit të 14. Kjo Kishë Ortodokse u themelua nga mbreti serb Stefan Milutin në 1321, një triumf i arkitekturës bizantine dhe një pjesë e monumenteve mesjetare në Kosovë të mbrojtura nga UNESCO. Dhe këtu afër janë mbetjet e lashta të Ulpianës një qytet romak në provincën e Dardanisë, shtëpi e krye fisit ilir të Dardanoi, i njohur gjithashtu si Justiniana Secunda këtu janë zbuluar, dëshmi për të kaluarën e lashtë të Kosovës. Vazhdojme në drejtim të Novobërdës për të vizituar kështjellën e saj panoramike mesjetare, e cila në atë kohë kishte minierat e arit, argjendit dhe metaleve të tjera që gjenden afër. Letnica është një fshat ku zyrtarisht jetojnë pakica kroate në Kosovë, e njohur për Kishën e Bardhë të saj dhe statujën prej druri të Virgjëreshës Mari, 400 vjet të vjetër, e gdhendur në stilin e Michelangelos, e njohur si "Black Madonna". Për këtë është thënë të jetë një nga shumë pak statuja "Black Madonna" që gjenden rreth botës. Ajo konsiderohet gjithashtu vendi që ndoshta bindi Nënë Terezen për t'u bërë një misionare, gjatë një pelegrinazhi në kishën e Letnicës në festivalin e "Black Madonna" në vitin 1928. Pas këtyre vizitave do të kthehemi në Prishtinë me një ndalesë në shpellën e Gadimes, e cila është 1200 metra e gjatë, e njohur edhe si Shpella e Mermerit. Ky është emri i duhur sepse mermeri i saj me ngjyra plot stalagmite të kristalizuar e bëjnë këtë shpellë shumë të vecantë. Pas vizitës në shpellë kthehemi në Prishtinë edhe për një tjetër natë.

udhetim ne Kosove
Dita 6: Prishtinë – Aeroport

Pas mengjesit, do vizitojmë dy xhamitë e periudhës osmane në Prishtinë, me siguri nga më të bukurat, duke filluar me Xhaminë Fatih që daton në 1461 gjatë sundimit të artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj, tavani i madh, kubetë, e kurorëzojnë brendësinë e saj të pikturuar në mënyrë mahnitëse me stilin Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në 1389. Pas këtyre vizitave, nisemi për në aeroport.

Prices

395 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër ndamas për minimum 6 pjesëmarrës
490 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër ndamas per minimum 4 pjesëmarrës
650 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër ndamas per minimum 2 pjesëmarrës
Single supplement = 80 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim të vetëm.)

Te perfshira:

  • Transfertat sipas programit me A / C automjete
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Udhëzues(ciceron) / shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë)
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Mëngjesin
Te perjashtuara:
  • Biletat e fluturimit
  • Drekat dhe darkat
  • Tarifat për Hyrje
  • Çdo gjë që nuk është përmendur në "Të përfshira"
Muajt më të mirë:

Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Read reviews for this tour or write your own tour Review

Tour Itinerary in Google Map


View Kosovo classic tour-by Kosovo Holidays DMC in a larger map

Kosovo classic tour -Tour slideshow