Tur Kosovë - Shqipëri

Nëpërmjet këtij turi ju do të përjetoni ngjashmëritë dhe dallimet e Kosovës dhe Shqipërisë, dy vende me shumicë popullsi shqiptare, të cilët kanë jetuar me kufij të ndarë për më shumë se një shekull. Tani kufijtë janë më pak të dukshëm.

Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 6 dite

Nga € 470
Prenoto
Aeroporti i Prishtines Kosove
Dita 1: Aeroporti i Prishtinës – Prizren

Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe do ju transferojmë në Prizren, një nga qytetet më të bukura në Kosovë, ku kemi për të vizituar Urën e Gurit dhe Ҫarshinë e vjetër, Xhaminë e Sinan Pashës, e ndërtuar në vitin 1615. Gjatë natës, në Prizren.

Patriarkana e Pejes Kosove

 

Tur ne Gjakove Kosove
Dita 2 Prizren - Manastiri i Deçanit - Patriarkana e Pejës – Gjakovë

Prizreni është i njohur për artin dhe veprat artizanale, diçka që bëhet e qartë sa po të keni hyre në qendër të qytetit. Rrugët e gurta, kalldrëmi, janë shtruar bukur siç janë edhe dyqanet, baret dhe restorantet e ndërtuara në një arkitekturë tipike osmane. Prizreni ofron disa monumente të mëdha fetare që përfaqësojnë besime të ndryshme. E ndertuar në shekullin e 14-Kisha Ortodokse e "Zojës së Parë" ndoshta është më e rëndësishmja. Ajo është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë me kompleksin e Manastirit të Deçanit gjë që konsiderohet si kisha më e madhe mesjetare në Ballkan që përmban afreskot dhe dekorimet shum të bukura e të ruajtura deri tani, meritë për t'u bërë pjesë e UNESCO-s. Vazhdojmë ta vizitojmë Patriarkanen e Pejës e ndërtuar në shekullin e XIII. Ajo është e përbërë nga tri kisha të vogla me afreske të bukura. Kompleksi i kishave për vlerat e saj arkitekturore dhe kulturore është pjesë e UNESCO-s. Pas kësaj vizite do të vazhdojmë për në Gjakovë e cila, ka një Pazar të Madh, qe mendohet të jetë më i vjetër në Kosovë, i njohur gjithashtu si Ҫarshia e Gjakoves, me plot shtëpi e dyqane të vjetra, një shtëpi e stilit turk që është shfrytëzuar si Hamam (Banjo Turke) dhe Xhamia e Hadumit e shekullin të 16. Gjatë natës, qendrojme në Gjakovë në Çarshinë e vjetër.

Liqeni i Komanit Shqiperi

 

Pazari i Krujes Shqiperi
Dita 3: Gjakovë - Koman Ferry - Krujë – Tiranë

Pas mëngjesit herët, do të vazhdojmë për në Fierzë, ku do të marrim tragetin në Koman në liqenin e Komanit. Një liqen madhështor, dy orë udhëtim, ku bukuria e maleve të larta bie ndjeshëm në ujërat e liqenit artificial, dhe formon një panoramë natyrore e cila do të mbushe me fryme. Pas kësaj përvoje spektakolare do të vazhdojme me makinë për në Krujë - ku do të nisim viziten me qendrën e rezistencës shqiptare kundër turqve të heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeu. Ai i ndali turqit kunder kalimit për në Evropën Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin "Kampion i Krishtit" dhënë nga Papa i kohës. Po ashtu do vizitojme Muzeun e Skënderbeut, një Muze Etnografik shumë i pasur si dhe Pazarin e vjetër, ku mund te blini suvenirë të mirë e te bukur shqiptare të punuara me duar. Më pas udhetojme me makinë në Tiranë, kryeqytetin gjithe jetë të Shqipërisë, ku kemi për të kaluar natën.

Vizite ne Berat Shqiperi

 

Sheshi Skenderbej Tirane Shqiperi
Dita 4: Tiranë - Berat (UNESCO)

Pas mëngjesit herët do të vazhdojmë rrugën për në Berat, një nga qytetet më të vizituara dhe karakteristike të Shqipërise nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një patronazh i njerëzimit dhe i njohur per veprat unike arkitektonike të saj. Këtu do vizitojme Kalanë, Muzen e Onufrit dhe muzeun etnografik. Kalaja e Beratit është me interes të veçantë sepse njerëz ende jetojnë brenda mureve të saj në shtëpitë e tyre tradicionale, siç kanë bëre paraardhësit e tyre për shekuj me radhë. Kalaja ka pasur mbi 40 kisha prej të cilave 7 mbeten ende Kisha e Shën Marisë u kthye në Muzeun Onufrit. Onufri ishte një piktor i famshëm shqiptar, mjeshtër Icon i shekullit të 16 i cili kishte pikturuar shumë kisha ortodokse në Shqipëri dhe Greqi, duke përdorur një ngjyrë të veçantë, të kuqe. Pas vizitave do të kthehemi në Tiranë, ku kemi për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar, i cili ofron një hyrje madhështore për Shqipërinë dhe popullin e saj. Ne fund, me një tur të shkurtër në këmbë do të vizitojme disa monumente të vendosura në qendër. Gjatë natës, në Tiranë.

Ura e tabakeve Tirane Shqiperi

 

New Born Prishtine Kosove
Dita 5: Tiranë – Prishtinë

Heret pas mëngjesit do të vazhdojme rrugën në drejtim të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, nëpërmjet autostradës spektakolare malore të njohur si "Rruga e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën,". Në Graçanicë disa kilometra nga Prishtina, kemi për të vizituar Manastirin e Graçanicës të shekullit të 14. Kjo Kishë Ortodokse u themelua nga mbreti serb Stefan Milutin në 1321, një triumf i arkitekturës bizantine dhe një pjesë e monumenteve mesjetare në Kosovë të mbrojtura nga UNESCO. Do të kthehemi në Prishtinë për ta vizituar Muzeun Etnografik që gjendet në një shtëpi tipike me një arkitekturë osmane me objektet e bukura, të cilat dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë. Me interes të veçantë janë xhamitë e ndertuara në kohën osmane në Prishtinë, ndoshta më të bukurat, duke filluar nga Xhamia Fatih që daton në 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në 1389. Pasdite vonë ne do të ecim për të vizituar: Sheshin Nënë Tereza, monumentin e Skënderbeut (heroit kombëtar shqiptar), Kullën e Sahatit, ndërtesat e Qeverisë së Kosovës dhe "New Born", monument i cili është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri. Gjatë natës, në Prishtinë.

Tur ne Kosove Shqiperi
Dita 6: Prishtinë – Aeroport

Pas mëngjesit gjatë rrugës për në aeroport, afer Prishtinës do te vizitojme monumentin e Betejes së Kosovës e dedikuar për betejën e vitit 1389, mes të forcave të Aleancës ballkanike kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Beteja ishte e ashpër dhe të dy udhëheqësit e ushtrive u vranë në betejë. Në fakt ne do ta vizitojmë edhe Tyrben(monumentin) dhe varrin e Sulltan Muratit I. Vazhdojme në drejtim të aeroportit të Prishtinës ku edhe mbaron ky tur.

Çmimet

470 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër te vecante për minimumi 6 pjesëmarrës
540 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimumi 4 pjesëmarrës
790 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimumi 2 pjesëmarrës
Shtese vetem = 90 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo dopjo për përdorim të vetëm.)

Te perfshira:

  • Transferet sipas programit me A / C automjete
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Guide (ciceron)/shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Udhëzues lokal në vende të cakturara në Shqipëri
  • Mëngjesin
  • Taksat
Te perjashtuara:
  • Biletat e fluturimit
  • Drekat dhe darkat
  • Tarifat për Hyrje përafërsisht 20 – 25 euro
  • Bakshishi për Udhëzuesin(ciceronin)
  • Çdo gjë çë nuk është përmendur në "Të përfshira"
Muajt më të mirë:

Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Read reviews for this tour or write your own tour Review

Tour Itinerary in Google Map


View Kosovo Albania tour-by Kosovo Holidays DMC in a larger map