Ky është një tur, ku ju do të qëndroni në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, por do të mundni të vizitoni disa nga monumentet më të rëndësishme që Kosova ofron, gjate dy ekskursioneve të gjera që ne kemi organizuar për ju..
Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 4 dite
Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe ju transferojmë në qytet, ku do të regjistroheni në hotel. Më pas do të nisim një tur në këmbë në vendet kryesore, duke përfshirë: Xhaminë Fatih që daton qën ga viti 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj ,tavani i madh, kubete, e kurorëzojne brendësinë e saj të pikturuar në mënyrë të shkëlqyer me stil Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshisë e përfunduar në 1389. Kulla e Sahatit, Monumenti i Skenderbeut (Hero Kombëtar Shqiptar), monumenti i mrekullueshëm që është ndërtuar me shtatë shkronjat e pikturuara mbi celik, fjala 'NEWBORN' e projektuar për shpalljen e pavarësisë nga Serbia në shkurt të 2008-së. Gjatë natës, në Prishtinë.
Heret pas mëngjesit, ne do udhetojme drejt manastirit të bukur Ortodoks të Graçanicës që ndodhet disa kilometra në juglindje të Prishtinës, i themeluar nga mbreti serb Stefan Milutin në vitin 1321. Ajo ishte shpallur monument kulturë me rëndësi të veçantë në vitin 1990, dhe më 13 korrik 2006 u vu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, nën emrin e Monumenteve mesjetare në Kosovë. Vetëm disa kilometra në jug të Manastirit do të ndalemi për të vizituar vendin arkeologjik të Ulpianës. Ajo ishte kryeqyteti i Dardanisë, një mbretëri ilire para-kohes romake. Megjithatë ajo lulëzoi nën sundimin e Perandorisë Romake dhe është përmendur si një qytet i lavdishëm "Urb Splendisima". Ulpiana ka vuajtur sulme të shumta nga fiset barbare dhe tërmetet. Perandori Justinian e ka rindërtuar atë dhe e quajti atë "Justiniana Secunda". Vazhdojmë përmes Maleve spektakolare të Sharrit për të arritur në Prizren si qyteti i dytë më i madh në Kosovë, ku do të vizitoni: Xhaminë e Sinan Pashës ndërtuar në shekullin e 17, Katedralja e “Zojës Ndihmëtare”. Pas kësaj vizite, ne vazhdojmë për të vizituar Kishën Ortodokse të shekullin të 14, "Zojës Levis" e zbukuruar me afreske të bukura, pjesë e listës së monumenteve mesjetare të Kosovës e mbrojtura nga UNESCO. Në rrugën prapa për në Prishtinë ndalemi në Shpellën e Gadimes, e njohur edhe si Shpella e Mermertë ajo u zbulua rastësisht nga një fshatar duke nxjerrë gurë në vitin 1966. Pas vizitës të kësaj shpelle të bukur kthehemi në Prishtinë. Gjatë natës, në Prishtinë.
Në mëngjes do të vazhdojmë rrugën për në Pejë për të vizituar një kompleks shumë të rëndësishëm fetarë, e ajo është Patriarkana e Pejës e ndërtuar në shekullin e XIII. Ajo është e përbërë nga tri kisha të vogla me afreske të bukura. Kisha e Apostujve të Shenjtë ishte kisha e parë që do të ndërtohet nga Kryepeshkopi Arsenije (v. 1266). Për vlerat e saj arkitekturore dhe kulturore ajo është pjesë e UNESCO-s. Vetëm rreth 20 km në jug shtrihet kompleksi i Manastirit të Deçanit e që konsiderohet si kisha më e madhe mesjetare në Ballkan, e cila përmban dekorimet afresket shumë të bukura dhe të ruajtura mirë gjere me tani, për rëndësinë e saj të ruajtjes se Trashëgimisë, është nënë mbrojtjen e UNESCO-s. Manastiri u ndërtua nga mbreti serb Stefan Urosh ai u varrosë në kishë dhe atë e përfundoj djali i tij Stefan Dushani në 1335. Kisha katolike ka ngjashmëri të mrekullueshme me një kishë katolike të bërë nga arkitekti i saj françeskan murg, Fra Vita, nga qyteti malazez i Kotorrit e ndikuar shumë nga stilit arkitektonik Venecias. Pas kësaj vizite do të vazhdojmë për në Gjakovë e cila, ka një Pazar të Madh mendohet të jetë më i vjetër në Kosovë, i njohur gjithashtu si Ҫarshia e Gjakoves, me plot shtëpi e dyqane të vjetra. Do vizitojme një shtëpi te stilit turk që është shfrytëzuar si Hamam (Banjo Turke) dhe Xhaminë e Hadumit, e shekullit të 16. Kthehemi në Prishtinë për të qëndruar edhe një natë.
Pas mëngjesit, brenda nje kohe te shkurter ne do të vizitojmë monumentin e Betejës së Kosovës e dedikuar për luftën e vitit 1389, mes të një force të Aleancës Ballkanike të udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Të dy liderët u vranë në një betejë legjendare dhe pak kilometra nga ky monoment është tyrbeja dhe varri simbolik i Sulltan Muratit I ndërtuar nga djali i tij Bajzitit I, duke u bërë monumenti më i vjetër osmane në Kosovë. Pas kesaj ju shoqerojme për në aeroport, ku ju do udhetoni drejt vendit tuaj.
285 Euro ppër person për minimum 6 pjesëmarrës
325 Euro për person për minimumi 4 pjesëmarrës
415 Euro per person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër ndarazi per minimum 2 pjesëmarrës
Shtese per dhome vetem = 50 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim të vetëm)
Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor