Një tur në këmbë nëpër kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë duke eksploruar atraksionet e saj kryesore në qendër dhe rrethinat e saj, që përfshijnë: Bulevardin Nënë Tereza, Monumenti i Skënderbeut (Heroit Kombëtar Shqiptar), Kulla e Sahatit, Ndërtesat Qeveritare të Kosovës dhe monumentin "New Born", i cili është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri.
Vendndodhja: Kosove
Zgjatja: Gjysem dite
Pas mëngjesit, bëjmë një shëtitje në këmbë nëpër kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë duke eksploruar atraksionet e saj kryesore në qendër dhe rrethinat e saj. Udhëtimi përfshin: Bulevardin Nënë Tereza, Monumentin e Skënderbeut (Heroit Kombëtar Shqiptar), Kullen e Sahatit, Ndërtesat Qeveritare të Kosovës dhe monumentin "New Born", i cili është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri. Me interes të veçantë janë xhamitë e ndertuara në kohën osmane në Prishtinë ndoshta më të bukurat, duke filluar nga Xhamia Fatih që daton në 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj, tavani i madh, kubetë e kurorëzojnë brendësinë e saj të pikturuar në mënyrë të shkëlqyer me dizajn Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshise e përfunduar në 1389. Dhe në fund të turneut tonë ne do të vizitojmë Muzeun Etnografik që ndodhet në një shtëpi tipike me arkitekturë otomane, e pajisur bukur me objekte origjinale që dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë.
Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor