Zbulo Kosovën nga Shkupi

Ky është një turne i përqëndruar në monumentet më të mëdha të Kosovës duke përdorur qasjen më të lehtë, me linjat ajrore e me kosto të ulët në aeroportin e Shkupit, kryeqyteti i Maqedonisë. Ky tur i Kosovës arrin t'u japë vizitorëve një fotografi të plotë të asaj që ky vend i ri ka për të ofruar.

Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 5 dite

Nga € 340
Prenoto
vizite Skpoje Bridge
Dita 1: Aeroporti i Shkupit – Prizren

Ju mirëpresim në Shkup në aeroportin e IRJ të Maqedonisë, dhe ju transferojmë në Prizren, një nga qytetet më të bukura në Kosovë për të qëndruar gjatë natës. Ne do të udhetojme nëpër disa zona të bukura natyrore, të cilat ofrojne nje njohje te madhe te peisazhit natyror të Kosovës. Gjatë natës, në Prizren.

udhetim ne Kosove Prizren

 

Udhetim ne Gjakove Kosove
Dita 2 Prizren – Gjakovë

Prizreni, qyteti i dytë i madh në vend, është një qytet i bukur i vendosur në shpatet e Maleve të Sharrit. Është një qytet historik i njohur për artin dhe veprat artizanale, diçka që bëhet e qartë sa po të keni hyrë në qendër të qytetit. Rrugët e gurit, gurët, kalldrëmi janë shtruar bukur siç janë edhe dyqanet, baret dhe restorantet të ndërtuara në një arkitekturë tipike osmane. Prizreni ofron disa monumente të mëdha fetare që përfaqësojnë besime të ndryshme. E ndertuar ne shekullin e 14-Kisha Ortodokse e "Zojës së Parë" është ndoshta më e rëndësishmja gjë që është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës që nga viti 2006. Monumente të tjera që do t'i vizitojmë janë: Ura e Gurit, Pazari, Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615, Kalaja e Prizrenit dhe në afërsi është Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë, Kisha e Shën Gjergjit, Katedralja e "Zojës Ndihmëtare" (Prizren Kisha kryesore katolike që nga 1870), Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit. Pas këtyre vizitave do të vazhdojmë rrugën për në Gjakovë, e cila ka një Pazar të Madh e që mendohet të jetë më i vjetri në Kosovë, i njohur gjithashtu si Ҫarshia e vjetër e Gjakovës, plot shtëpi të vjetra dhe dyqane; do vizitojme dhe një shtëpi te stilit turk që është shfrytëzuar si Hamam (Banjo Turke) dhe Xhamië e Hadumit e shekullin të 16. Gjatë natës, në Gjakovë.

Tur ne Peje Kosove

 

Tur ne Ulpjana Kosove
Dita 3 Gjakovë - Deçan - Pejë - Graçanicë - Ulpiana – Prishtinë

Kjo është një ditë e dedikuar për monumentet fetare dhe të artit në Kosovë. Kompleksi i Manastirit të Deçanit është konsideruar si kisha më e madhe mesjetare në Ballkan dhe përmbajtjen më të gjerë dekorative e me afresko të ruajtura bukur deri tani. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të Monumenteve mesjetare të Kosovës nën mbrojtjen e UNESCO-s për rëndësinë e tyre në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore. Manastiri u ndërtua nga mbreti serb Stefan Urosh, ai u varros në kishë dhe atë e përfundoi djali i tij Stefan Dushani në 1335. Kisha katolike ka ngjashmëri të mrekullueshme me një kishë katolike të bërë nga arkitekti i saj françeskan murg, Fra Vita, nga qyteti malazez i Kotorrit e ndikuar shumë nga stilit arkitektonik Venecian. Vazhdojmë të vizitojmë Patriarkanen e Pejës e ndërtuar në shekullin e XIII. Ajo është e përbërë nga tri kisha të vogla me afreske të bukura. Kompleksi i kishave për vlerat e saj arkitekturore dhe kulturore është pjesë e UNESCO-s. Në Graçanicë disa kilometra nga Prishtina, ne do vizitojmë kishën ortodokse te shkëlqyer të shekullit të 14, e themeluar nga mbreti serb Stefan Milutin në vitin 1321, një triumf i arkitekturës bizantine dhe një pjesë e monumenteve mesjetare në Kosovë të mbrojtura nga UNESCO. Në fund do të vizitojmë mbetjet e lashta të Ulpianës një qytet romak në provincën e Dardanisë e populluar nga fisi ilir i Dardanoi. Pas një tërmeti ajo u rindërtua nga perandori Justinian prandaj ishte i njohur edhe si Justiniana Secunda. Gjatë natës, në Prishtinë.

Monumenti i Skenderbeut ne Prishtine

 

Muzeum ne Prishtine Kosove
Dita 4 Prishtinë

Sot ne do të ecim nëpër kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, duke eksploruar atraksionet e saj kryesore në qendër dhe rrethinë, duke përfshirë: Sheshin Nënë Tereza, Monumenti i Skenderbeut (Hero Kombëtar Shqiptar), Kullen e Sahatit, ndërtesat e Qeveris së Kosovës dhe "New Born", monument i cili është duke u bërë simbol i këtij shteti të ri. Me interes të veçantë janë xhamitë e ndertuara në periudhën osmane në Prishtinë dhe ndoshta më të bukurat e asaj kohe, duke filluar me Xhamin Fatih që daton që nga viti 1461 gjatë epokës së artë të Sulltan Mehmeti II. Kupola e saj, tavani i madh, kubete e kurorëzojne brendësinë e saj të pikturuara në mënyrë të shkëlqyer me stil Arabesque. Aty pranë është ndërtesa më e vjetër e Prishtinës, Xhamia e Çarshise e përfunduar në 1389. Krejt afër është Muzeu Etnografik që ndodhet në një shtëpi tipike me arkitekturë otomane, e pajisur bukur me objekte origjinale që dëshmojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në Kosovë. Pas drekës vetëm jashtë Prishtinës vizitojme Monumentin e Betejes se Kosovës e dedikuar luftës së vitit 1389 në mes të një force të Aleancës Ballkanike të udhëhequr nga princi serb Lazar kundër një ushtrie osmane të udhëhequr nga sulltan Murati I. Beteja ishte e ashpër dhe të dy udhëheqësit e ushtrive u vranë në betejë. Pastaj do të vazhdojmë edhe më tej për të vizituar tyrben si dhe Varrin e Sulltan Muratit. Kthehemi në Prishtinë për qëndruar edhe një natë.

 
Dita 5 Prishtinë – Aeroporti i Shkupit

Herët pas mëngjesit, ne do ju transferojme në aeroportin ndërkombëtar të Maqedonisë fqinje.

Çmimet

340 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër te vecante për minimum 6 pjesëmarrës
405 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimum 4 pjesëmarrës
590 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimum 2 pjesëmarrës
Shtese vetem = 65 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim të vetëm.)

Te perfshira:

  • Transferet sipas programit me A / C automjete
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Guide(ciceron)/shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë)
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Mëngjesi
  • Taksat
Te perjashtuara
  • Biletat e fluturimit
  • Drekat dhe darkat
  • Tarifat për Hyrje
  • Bakshishi për guidenciceronin)
  • Çdo gjë çë nuk është përmendur në "Të përfshira"
Muajt më të mirë:

Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Read reviews for this tour or write your own tour Review

Tour Itinerary in Google Map


View Kosovo discovery Skopje-by Kosovo Holidays DMC in a larger map